Aksident me vdekje në aksin “Shëngjin-Lezhë”, humb jetën shoferi 30-vjeçar, pasagjeri niset drejt Traumës

20/08/2024 11:46
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari dhe plagosjen e një personi tjetër.

Policia bën me dije se shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA