Gjykata e riktheu në burg përjetë për vrasjen e katër policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë: I kam bërë 25 vite

20/08/2024 12:22

Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirinë pasi sipas avokatëve të tij po mbahet në burg pasi i ka mbaruar dënimi prej 25 vitesh.

Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se avokatët pretendojnë lirimin në kushtet kur, sipas tyre, nuk ka urdhër ekzekutimi për vendimin e Gjykatës së Lartë që e kthen Dritan Dajtin në burgim të përjetshëm.

Nga ana tjetër IEVP Peqin i është drejtuar SPAK me një kërkesë për urdhër ekzekutimi për vendimin e Gjykatës së Lartë ndaj Dajtit, por kjo e fundit ja ka ngarkuar Prokurorisë së Elbasanit.

Dritan Dajti prej disa muajsh tashmë ka ndërmarrë disa procese gjyqësore ku kërkon lirimin. Ai vuan dënimin në IEVP Peqin për vrasjen e 4 efektivëve të Policisë së Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA