Aksident në aksin Pogradec -Qafë Thanë/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, shkak dyshohet rrëshqitja e njërës prej makinave

20/08/2024 17:33

Një aksident u regjistrua në aksin Pogradec -Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa momentalisht policia është drejt vendit të ngjarjes.

Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga personat që udhëtonin tek të dy mjetet. Policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërkohë që paraprakisht dyshohet se rrëshqitja e njërit prej mjeteve nga lagështia në rrugë ka sjellë edhe përplasjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA