Shkarkohet kirurgu i njohur francez që kthente hundën e pacienteve në ‘patate’ (fotot)
25/11 15:52
Një mjeku italian në Napoli i janë gjetur plot 8 milionë euro cash, të cilat i mbante të fshehura në një kasafortë brenda gardërobës.
Agjentët e Guardia di Finanza i gjetën paratë cash brenda shtëpisë së mjekut rezident në Santa Maria la Carità, i cili operonte në sektorin e sigurimeve shoqërore.
Pavarësisht profesionit fitimprurës, mjeku nuk ishte në gjendje të justifikonte origjinën e parave, që ishin të ndara kryesisht në pako prej 20, 50, 100 dhe 200 euro dhe të mbështjella me zarfe me shkrime dhe shënime të ndryshme.
Agjentët kanë sekuestruar paratë që janë në disproporcion me të ardhurat e deklaruara nga mjeku dhe anormale si në sasi ashtu edhe në mënyrën e ruajtjes.
Top Channel