E rëndë në QSUT! Bie nga kati i dytë 61-vjeçari, familjar i një pacienteje
19/08/2024 13:34
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, ku një 61-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një pavioni duke mbetur i plagosur.
“Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel