Vihen në pranga dy shtetas dhe sekuestrohen dhjetëra doza kokainë dhe automjeti që lëviznin për të realizuar shpërndarjen e drogës në Durrës.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shisnin lëndënarkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpumim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last Dinner”.
Gjatë operacionit në afërsi të Stacionit të Trenit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim , shtetasit:
G. D., 19 vjeç dhe A. L., 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash, Durrës.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel