Ilkay Gundogan ka kërkuar largimin e tij nga Barcelona, kjo vetëm pas një sezoni të kaluar me katalanasit.
Një vendim surprizë ky nga ana e mesfushorit gjerman, i cili duket se nuk ka pranuar që të jetë në stol me skuadrën katalanase.
Mediat në Spanjë raportojnë se Gundogan e di që nuk do të jetë titullar me Barcelonën, kjo edhe pas blerjeve të reja dhe i ka kërkuar Hansi Flick largimin.
Menjëherë kontaktet me të i ka nisur ish-klubi i tij, Manchester City. Gjermani ka qenë gjithmonë një nga lojtarët e preferuar të Guardiolës dhe duket se spanjolli është i gatshëm ta mirëpresë krahëhapur ish-kapitenin e “Qytetarëve”.
Përveç Manchester Cityt, interes për Gundogan kanë shfaqur dhe klube nga Katari dhe Arabia Saudite, por gjermani kërkon të rikthehet vetëm te City.
Top Channel