Prodhimi i patates është në rënie të lirë si në Greqi ashtu edhe në vendet e BE në tërësi.
Sipas të dhënave të fundit që publikoi shërbimi europian i statistikave, Eurostat, megjithëse në BE në vitin 2023 janë prodhuar 48.3 milionë ton patate, gati 1 mln ton më shumë se një vit më parë, prodhimi i saj ka një rënie prej më shumë se një të tretën, krahasuar me vitin 2000.
Në raport me Greqinë, shifrat janë gjithashtu zhgënjyese: nga 560 mijë tonë në vitin 2015, prodhimi ka rënë në 333 mijë tonë në vitin 2023, duke regjistruar një rënie prej 40%. Fermerët e Naxos,që prodhojnë një prej patateve më të shijshme të vendit janë të zhgënjyer sivjet pasi nga 6000 ton patate që prodhon ishulli , sivjet do prodhojë vetëm 1800 ton dhe kjo si pasojë e mungesës së ujit dhe thatësirës.
Në Greqi vetëm gjatë periudhës 2021-2022 sipërfaqet e kultivuara me patate u reduktuan me 5.3% dhe sasitë e prodhuara me 12.4%. Ndërsa edhe këtët vit mbledhja e patates po ecën me ritme të ngadalta në disa zona për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. “Pjesën e luanit” në prodhimin e patates e mbajnë Gjermania , Franca dhe Holanda që prodhojnë mbi 55% të patates në BE,ndërsa sasia e prodhimit të fermerëve grekë shkon në vetëm 0.7%.
Për plotësimin e nevojave të tregut BE ka importuar patate vetëm një pjesë të vogël nga vendet e treta , prej të cilave importi nga Egjipti shkon në gati 80% i ndjekur nga Izraeli me 14, 8%. Fermerët grekë protestojnë shpesherë për importin e patateve nga Egjipti, proces që vërtet ul cmimin e saj ,por nga ana tjetër prodhimi vendas mbetet pa shitur. Greqia eksporton pataten e vogël kryesisht në Poloni, kurse atë më kokër të madhe në Rumani.
Top Channel