Profil/ Vdekja e aktorit francez Alain Delon! Mes betejave familjare dhe karrierës së vështirë

18/08/2024 15:16

Aktori Alain Delon ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, pas luftës së gjatë me një sëmundje të rëndë.

Por jeta e tij si personale ashtu edhe profesionale, nuk ka qenë shumë e lehtë.

Aktori francez me ëndrrën e madhe për tu ngjitur në skenat kinematografike vinte nga një familje me dy prindër të divorcuar.

Jeta private e Alain Delon nuk ishte më pak e mbushur me ngjarje dramatike, sesa jeta e tij në ekran, me lidhjet dhe martesat e dështuara.

Vitet e fundit ka lindur një betejë familjare mes fëmijëve të tij, ndërsa në një intervistë Alain-Fabien, e përkufizoi babanë e tij si të padashur dhe të dhunshëm.

Në vitin 1968 truproja i tij u gjet i vrarë nga persona të panjohur. Në mesin e viteve 2000 aktori francez vuajti nga depresioni i rëndë, i cili u raportua gjerësisht në shtyp.

Fillimet dhe personazhet e para joshëse:

Megjithatë, në fillimet e karrierës së tij të gjatë, ai u shqua për karakterin e tij joshës. Dhe kështu ndodhi me filmat e parë, Get Nice and Shut Up nga Marc Allégret (1958) ose Ëomen Are Ëeak nga Michel Boisrond (1959).

Megjithatë, Delon shpejt pati fatin të takonte René Clément , ku me Crime in Full Sun (1960), zbuloi anën e tij të errët duke e bërë atë të luante Tom Riple të Patricia Highsmith.

Rritja vazhdoi falë zgjedhjeve të shkëlqyera dhe takimeve me disa prej regjisorëve më të mëdhenj të kinemasë evropiane. Në vitin 1960 ai luajti personazhin e titullit, ‘Dostojevskian Rocco Parondi’.

Në vitet 1960, kinemaja konkurroi për të, duke i ofruar filma artistikë si L’ecliss nga Michelangelo Antonioni (1963), së bashku me Monica Vitti, dhe histori kriminale si Big Shot në Kazino, ku ai pati mundësinë të aktrojë për herë të parë me idhullin e asokohe Jean Gabin. Por rolet e tij në filma nuk u ndalën me aq.

Rivaliteti mediatik me Jean-Paul Belmondo:

Ndërkohë, tashmë shumë popullor, ai ishte bërë një vlerë e shtuar për industrinë e filmit, duke u shfaqur në filma të suksesshëm njëri pas tjetrit.

Aktori u bashkua me yllin tjetër francez Jean-Paul Belmondo, me të cilin kishte ndarë një rivalitet të mprehtë mediatik për vite me radhë.

Në vitin 1972 Alain ia dha fytyrën personazheve më romantike të tij. Regjisorët tashmë kishin krijuar besimin se Alain Delon mund t’i “vishej” çdo rol, pasi përkushtohej në aktrim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA