Policia ka arrestuar 20-vjeçarin italian, i cili u përplas me Jet Ski-në e kunatit të tij, që humbi jetën, po ashtu nga Italia.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Velipojë, ku dy të rinjtë po kryenin manovra të rrezikshme, nën efektin e alkoolit.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e plagëve të rënda, N. L humbi jetën në Spitalin e Shkodrës.
Njoftimi i plotë i policisë: Në vijim të dy informacioneve te dhëna më parë, në lidhje me përplasjen e dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ku si pasojë e plagëve të marra shtetasi italian N. L., 19 vjeç, humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi Salvadore di Tella., 20 vjeç, banues në Napoli Itali (vëllai i të fejuarës së shtetasit N. L, që humbi jetën.)
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”
Top Channel