Kalendari Superiore/ Përballje pretendentësh në “Arenën e Demave”, në fushë dhe Tirana. Njihuni me takimet e radhës në javën e parë të kampionatit

18/08/2024 22:12

Kategoria Superiore nisi sezonin e ri me dy ndeshje të cilat u fituan nga Egnatia dhe Teuta.

Ditën e nesërme, 6 skuadra të tjera zbresin në fushën e lojës.

Bardheblutë e Tiranës do të ndeshen në transfertë me Laçin në orën 17:00.

Në orën 20:00, dy pretendentë do të zbresin në “Arenën e Demave”. Partizani pret Vllazninë, me te dyja skuadrat që do të kërkojnë tre pikët në javën hapëse.

Po në këtë orë, Skënderbeu pret në Korçë Elbasanin e sapongjitur.

NDESHJET (19.08.2024)

LAÇI – TIRANA 17:00

PARTIZANI – VLLAZNIA 20:00

SKËNDERBEU – AF ELBASANI 20:00

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA