Video/ Pas akuzave për bllokimin e llogarive, Meta “arratiset” drejt “Syrit të Kaltër” të Beratit dhe hidhet nga shkëmbi

17/08/2024 21:14

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vazhdon të eksplorojë bukuritë shqiptare dhe të guxojë me aventurat që ndërmerr.

Një ditë pasi doli në një deklaratë për mediat nga Tirana, ku akuzoi sërish kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama se i kanë bllokuar llogaritë e partisë, Meta është ‘arratisur’ sërish nga kryeqyteti, këtë herë drejt Beratit.

Kreu i PL-së është hedhur nga shkëmbi në Sineci. “Përshëndetje të gjithëve nga “Syri i Kaltër” i Beratit, Sineci”, shprehet Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA