E moshuara në Tiranë i jep fund jetës, hidhet nga kati i pestë
17/08/2024 09:55
Një e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i banesës.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sina” në Tiranë, ndërsa 78-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend.
“Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja Sh. S., 78 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaron policia.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel