Foto Ilustruese

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin “Kalivaç-Pogradec”, me pasojë dy të lënduar.

Policia bën me dije se një furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA