Helmohen 20 persona pas konsumimit të produkteve të brumit në një furrë buke, mbyllet biznesi, policia nis hetimet

17/08/2024 11:31

Një furrë në Prishtinë është mbyllur pasi ka dyshimi se rreth 20 persona janë helmuar nga produktet e saj.

Sipas policisë së Kosovës, personat që dyshohet se janë helmuar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në ditët në vijim, sipas autoriteteve, do të intervistohen edhe personat që dyshohet se janë helmuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA