Fitoi lirinë një ditë më parë, Noizy rikthehet me koncert madhështor! “Mos Wanted”, surpriza e reperit për fansat

17/08/2024 19:03

Fuqinë, gëzimin, pasionin, të drejtën e tij ai e ka vetëm tek puna. Arena e vetme që ai ka zgjedhur të luftojë, të ngrihet lart edhe kur duan ta rrëzojnë është skena e koncerteve të mëdha, aty ku prej vitesh ka fituar duartrokitjet e zemrën e qindra e mijërave fansave, që këndojnë e shijojnë çdo byte të muzikës së tij.

Ndaj këtë të mërkurë, me 21 Gusht, te stadiumi “Selman Stermasi”, në skenën e Spectapolis, Noizy do të organizojë koncertin më unik të tij, atë koncert që do të ketë një tjerë domethënie, për atë vetë e për adhuruesit e tij. Atë koncert që do të shenjojë një moment që s’do të kishte dashur kurrë ta përjetonte, por që i vlejti gjithsesi për të kuptuar të vërtetën e madhe: dashurinë pa kushte që kanë për të dhe muzikën e tij.

E paralajmëroi vetë përmes postimit të tij në “Instagram”, pasi falenderoi e përcolli fjalë zemre për të gjithë ata që e mbështetën dhe e besuan në këto ditë të vështira për të.

Dhe ja ku vjen lajmi i konfirmuar për koncertin që do të trondisë Tiranën.

Ky koncert është për gjithë ju fansa që mbetët të dëshpëruar duke më pritur të performoja në qytetet e tuaja, ku për por shkak të problemeve që më ndodhën nuk munda të isha me ju. Ju kërkoj falje dhe ju bëj ftesë të vini tek koncerti i madh MOST WANTED, t’i mbledhim të gjitha mungesat në një koncert gjigant”, është kjo ftesa e Noizyt, me përulësinë që e karakterizon.

Gushti do të jetë përsëri i Noizyt.

“The Most Wanted” nuk do të jetë thjesht një koncert por një festë e lirisë dhe një dëshmi e vullnetit të pathyeshëm të një këngëtari si ai.
Në vetëm pesë ditë, Noizy ka orkestruar atë që për shumë do të ishte e pamundur.

Stadiumi do të transformohet në një arenë emocionesh, ku fansat do të përjetojnë jo vetëm muzikën, por edhe rrugëtimin triumfues të një ylli që shkëlqen edhe më fort pas errësirës.

Me 21 Gusht, Noizy do të këndojë si kurrë më parë për veten, për të drejtën, për durimin, besimin, vendosmërinë dhe forcën për të fituar mbi çdo pengesë e padrejtësi që i sjell jeta.

Më shumë se kurrë më parë Noizy do të këndojë për muzikën që është arma e vetme me të cilën ai do të luftojë gjithmonë për të qenë në arenat e koncerteve të mëdha, aty ballë për ballë me njerëzit që e duan dhe e ndjekin në çdo skenë. Siç padiskutim do ta ndjekin edhe këtë të mërkurë, me 21 Gusht, pasi të kenë marrë biletën e tyre në Noizy – The Most Wanted | VIVERE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA