Zjarret masive në Turqi kërcënojnë shtëpitë dhe varrezat e dëshmorëve në Galipoli (fotot)

16/08/2024 18:16

Zjarrfikësit po luftojnë me një seri vatrash të mëdha zjarri në Turqi, duke përfshirë dhe atë që kërcënon të shkatërrojë varrezat e dëshmorëve të betejës së Galipoli të Luftës së parë Botërore. Ndërsa në qytetin bregdetar të Izmir zjarret kërcënojnë banesat, thanë autoritetet.

Zjarri shfaqur dje vonë në Izmir, detyroi disa njerez të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Karsiyaka.

Guvernatori Suleyman Elban tha se zjarri vazhdon megjithë përpjekjet e kufizimit të tij me avionë e helikopterë. Ai shtoi se një fshat është evakuar.

Më shumë se 1,000 zjarrfikës janë duke punuar kundër flakëve.

Zjarre janë shfaqur dhe në provincat veriperëndimore të Canakkale, Manisa e Bolu, shkruan rrjeti Deutche Welle.

Ndërsa në Gallipoli zjarret kanë prekur varrezat e Luftës së I Botërore të betejës së trupave otomane me forcat Aleate në 1915.

Sot zjarri në Galipoli ishte vënë nën kontroll ndërsa shkaqet e shpërthimit te tyre mbeten të paditura.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA