I afërmi i Presidentes Osmani vritet jashtë një lokali dasmash në Ferizaj, arrestohet zyrtari i policisë
16/08/2024 23:09
Një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se vrau një person në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit.
Nga Policia e Kosovës thanë se viktima, xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes Osmani, Sadri Sadriu u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.
Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orën 19:25 .
“Në lidhje me rastin janë informuar Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor”, tha Reza.
Paraprakisht, Reka deklaroi për REL se dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.
Top Channel