Pak ditë më parë, 8 mjekë humbën jetën pas një avioni të rrëzuar në Sao Paolo në Brazil, me një bilanc total prej 62 të vdekurish.
Mjeku Edvin Prifti, ka reaguar lidhur me këtë tragjedi, teksa në një postim në Facebok ka ndarë 8 fotot e mjekëve, duke shkruar se asnjë media botërore nuk e raportoi se ata po shkonin për të marrë pjesë dhe raportuar gjetjet dhe studimet e tyre në një kongres ndërkombëtar në lidhje me “turbo cancer” dhe vaksinave me mRNA.
“Thua të jetë një koincidencë rastësore apo e qëllimshme?! Nuk e di! Nëse do të jetë kjo e dyta atëherë emrat e tyre do t’i shtohen dhjetëra mjekëve dhe shkencëtarëve të ekzekutuar apo “vetëvrarë” apo burgosur gjate këtyre 4 viteve”, shtoi ai mes të tjerash.
Reagimi i plotë:
In Memoriam
8 nga 62 pasagjeret e aeroplanit qe u rrezua ne Brazil ishin shkencetare onkolog te cilet ishin ne nje udhetim per te raportuar gjetjet dhe studimet e tyre ne nje kongres nderkombetar ne lidhje me “turbo cancer” dhe vaksinave me mRNA. Fatkeqesi e cila “rastesisht” nuk permendet ne mediastream boteror. Por sigurisht qe informacioni diku del si rastesisht. Thua te jete nje koincidence rastesore apo e qellimshme?! Nuk e di! Nese do te jete kjo e dyta atehere emrat e tyre do ti shtohen dhjetra mjekeve dhe shkencetareve te ekzekutuar apo “vetevrare” apo burgosur gjate ketyre 4 viteve.
Koha do tregoje shume gjera. Deri atehere edhe e verteta do te jete me e kristalte. Ne foto jane mjeket qe humben jeten. Mirenjohje per keta te pafajshem!
Top Channel