Dy persona që lëviznin të armatosur dhe me droge janë arrestuar nga policia.

Policia njofton se në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, ndaloi për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi P. F. alias P. Xh. dhe ku ishte pasagjer E. H.

Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza cannabis gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier vuri në pranga shtetasit P. F. alias P. Xh., 49 vjeç dhe E. H., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA