Suedia do paguajë emigrantët që të largohen? “Skemë vullnetare” riatdhesimi, si do të funksionojë

16/08/2024 16:00

Suedia mund të zgjerojë një program në të cilin emigrantët që kanë vështirësi për t’u integruar në shoqëri inkurajohen të largohen, sipas një propozimi të dorëzuar tek Ministrja e Emigracionit Maria Malmer Stenergaard.

E ashtëquajtura skema e “riatdhesimit vullnetar”, sipas medias ruse Russia Today, u ofron refugjatëve dhe emigrantëve një shumë prej 10,000 korona suedeze (rreth 960 dollarë) për të rritur dhe 5,000 për fëmijë, plus shpenzimet e udhëtimit, nëse ata pranojnë të largohen nga vendi.

Por një komision hetimor rekomandoi së fundi, nga sa pohon e njëjta media, zgjerimin e këtij programi për të përfshirë aty jo vetëm personat me leje të përkohshme qëndrimi, por edhe shtetas suedezë të natyralizuar dhe anëtarë të familjeve të tyre. Raporti sugjeron gjithashtu zbatimin e një kërkese llogarie për ata që i morën para, por nuk u larguan.

Nga ana tjetër, ai hedh poshtë propozimin për të rritur shumën, për shkak të shqetësimeve se kjo mund të dërgojë “sinjalin e gabuar” për emigrantët se ata “nuk konsiderohen të mirëpritur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA