Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë mbrëmje në Kukës, pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 pranë Muzeut. Gjatë sherrit, në të cilin nuk dihet sa persona kanë qenë të përfshirë, i mituri është plagosur me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se spitali Rajonal i Kukësit nuk mund të ofronte ndërhyrje më të specializuar për shkak të mungesës së stafit kirurgjikal. Për këtë arsye, pasi iu dha ndihma e parë nga urgjenca e qytetit, i mituri u dërgua drejt Spitalit të Prizrenit.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autor/ëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA