Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, humb jetën çifti i ri, shpëton mrekullisht fëmija një vjeç

16/08/2024 21:19

Muaji i mjaltit është kthyer në tragjedi për një çift të ri!

Ndërsa ishin nisur për pushime pas dasmës, së bashku me djalin e tyre një vjeç dhe prindërit e nuses, makina e Ruben Rodriguez, 33 vjeç dhe Juliana Rodriguez Plata, 37 vjeç, u përfshi në një aksident të rënë në një autortradë të Kolorados.

Si pasojë humbën jetën çifti dhe nëna e nuses, ndërsa shpëtoi mrekullisht i vogli dhe babai i nuses.

Sipas mediave të huaja, para aksidentit, një kamion kishte dalë nga rruga dhe ngarkesa e tij ishte përhapur në autostradë. Kjo ka bërë që makinat që vinin pas, të përplaseshin me njëra-tjetrën, duke lënë pas bilancin tragjik të viktimave.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA