Plagosje në Tiranë, goditet me thikë pas sherrit 46-vjeçari
16/08/2024 21:53
Një konflikt çasti ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 46-vjeçari në Tiranë.
“Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia e kryeqytetit.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel