
22/02 22:48
E quajtur “Mbretëresha e Ketaminës” nga prokurorët amerikanë, tregtarja e dyshuar e drogës Jasveen Sangha është një nga pesë personat që zyrtarët amerikanë thonë se e furnizuan me ketaminë yllin e “Friends”, Matthew Perry, duke shfrytëzuar varësinë e tij ndaj drogës për përfitime dhe duke e çuar në vdekjen e tij nga mbidoza.
Sangha tani përballet me nëntë akuza, duke përfshirë dyshimet se shpërndante ketaminën që rezulton se i mori jetën aktorit.
Shtetasja amerikano-britanike, i mohoi akuzat para trupës ngjykuese.
Kërkesa e saj për lirim me kusht u refuzua nga zyrtarët amerikanë dhe ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyqin e saj në tetor.
Top Channel