Gjendet trupi i pajetë i një 21-vjeçari në Lushnjë, dyshohet e u mbyt në një kanal uji mbrëmjen e djeshme

16/08/2024 15:23

Polumbarët e Reneas kanë gjetur trupin e pajetë të një 21-vjeçari, pasi dyshohet se është mbytur në një kanal me ujë në fshatin Çukas të Lushnjës, mbrëmjen e djeshme.

I riu M. C., banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, dyshohet se është vetëmbytur. Pasi familjarët humbën kontaktet prej disa orësh, kushëriri i tij, 37-vjeçari A. C, bëri kllëzimin në Komisariatin e Lushnjës.

Pas marrjes së këtij kallëzimi, janë vijuar kërkimet për gjetjen e 21-vjeçari, ku paraditen e sotme me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë.

Sipas njoftimit të policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA