Në pamje të publikuara sot shihen momentet kur një vajzë e mitur përdoret për të joshur dhe provuar qëllimin abuzues të një maniaku, para se të merrte dënimin me një rrahje publike dhe më pas arrestimin nga policia.
Siç raportohet, maniaku 67-vjeçar i kishte dërguar vazhdimisht mesazhe të ndyra minorenes para se familja e saj të zbulonte atë që po ndodhte dhe të vepronte me ndihmën e komunitetit.
Në pamje shihet që familjarët e rrethojnë papritur burrin abuzues që persekutonte të miturën në Arapiraca, në verilindje të Brazilit, më 5 gusht.
Ata kishin kuptuar se i dyshuari, i cili nuk është emëruar publikisht nga policia, i dërgonte mesazhe seksuale të miturës prej disa ditësh.
Kështu që familjarët vendosën të kapnin me prova burrin abuzues, duke përdorur si ‘karrem’ vajzën.
Në pamje burri shihet që afrohet dhe përpiqet të përqafojë vajzën më shumë se 50 vjet më të vogël, e cila tërhiqet duke u mbështetur në mur.
Disa sekonda më vonë nëna e vajzës dhe një burrë vijnë me vrap dhe e shtyjnë maniakun duke e mbështetur në mur. Nëna e vajzës e kap atë nga fyti duke i thënë me ulërima: “Përdhunues! Je një këlysh miu! Përdhunues!”
Ndërsa burri qe ishte me te lëshon një grusht që e kap të akuzuarin në kokë.
Duke u përleshur, të tjera grushte lëshohen nga familjarët e të miturës, madje dhe nga kalimtarë të tjerë që u interesuan për çështjen.
Banorë vendas shihet që afrohen dhe shajnë me fjalë të pahijshme abuzuesin e minorenes, ose lëshojnë shkelma ndaj atij.
Burri përpiqet të strehohet në një furgon të parkuar aty pranë por nuk lejohet nga familjarët e vajzës së mitur që vijojnë dhunen.
Rrjedhimisht policia mbërrin në vendngjarje dhe parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Ata e arrestuan burrin e rrahuar për ngacmim seksual, por sipas raportimeve ishte liruar më vonë me kusht nga gjykata.
Cështja është duke u ndjekur nga Këshilli Mbrojtjes së të Miturve të Arapiraca, të cilët thanë se do të jepnin mbështetje psikologjike për të miturën.
Autoritetet e qytetit thanë në një deklaratë se do të përforcojnë mbështetjen për raportimin e sjelleve të dyshimta ose abuzuese në lidhje me të miturit, sipas rrjetit britanik The Sun.
Top Channel