Dëmet e një zjarri që nisi në oborr për plehrat, digjen mijëra ullinj në Lushnjë

16/08/2024 14:50

Zjarri i rënë dy ditë më parë në Lushnjë ishte një nga zjarret më të rrezikshme.

Flakët e nisura në lagjen Xhevdet Nepravishta përfshinë kodrën lindore dhe dolën deri në Karbunarë, ndërsa në total u dogjën të 50 hektarë të mbjella me ullinj e pemë frutore, ndërsa u rrezikuan edhe banesat

Për fermerët e Karbunarës dëmi i shkaktuar është shumë i madh. Të dëshpëruar nga kjo çfarë iu ka ndodhur, ata nuk dinë kujt t’ju ankohen.

Flakët për pak sa nuk rrezikuan edhe banesat. Sic duket edhe nga pamjet zjarri ka shkuar deri te dyert e tyre, ndërsa flakët nuk i kanë kursyer magazinat dhe oborret e banesave. Me lot në sy, kjo banore tregon tmerrin e asaj dite, që për pak ju rrezikoi edhe jetën.

Banorët e kësaj zone në Lushnjë thotë se gjatë muajit gusht përballen vit pas viti me zjarre, por më shumë në befasi se sa nga zjarri i rënë këtë vit, nuk janë gjetur asnjëherë.

Përgjegjësi për zjarrin rezultoi të ishte një banor i zonës. Policia sqaroi se gjithçka nisi me djegien e mbeturinave në oborrin e banesës së 70-vjeçarit Ruzhdi Sulo, për të tu përhapur më pas në të gjithë kodrën e fshatit e për të shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA