Vullkani me pyllin në qark të përkryer rreth vetes, i krijuar për arsyen e mistershme (fotot)
23/11 17:52
Ky është postimi i fundit i bërë në rrjetet sociale nga 18-vjeçarja Ioana Pavăl, pak para se t’i jepte fund jetës.
Sipas mediave rumune, e reja prej disa kohësh ishte në lidhje me një polic, i cili sipas dëshmive të miqve të saj, e keqtrajtonte dhe e dhunonte.
Pas zbulimit të ngjarjes, ky i fundit dyshohet se i ka shkaktuar vetëvrasjen të resë, e cila deri në atë moment nuk kishte treguar asgjë nga ferri në të cilin po jetonte.
Motra e saj thotë se vetëm në telefonatën e fundit që pati me të, ajo i rrëfeu se nuk ishte mirë dhe se nuk kishte arsye për të jetuar. Ngjarja e rëndë ka tronditur Rumaninë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan atë drejt aktit të rëndë.
Top Channel