Një polic i burgut të Peqinit është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike, teksa po futej në ambientet e godinës, për të marrë turnin.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon se në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin.
Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll në banesën e efektivit, në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike. Në njoftim thuhet gjithashtu se po hetohet nëse ka punonjës të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ose të dënuar apo të paraburgosur.
Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Njoftimi i plotë
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.
Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.
Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të, ku nuk do tolerohet asnjë rast i cili njollos punën e përkushtuar të policisë së burgjeve.
Top Channel