Aksident i frikshëm në aksin Fier-Levan, dy makina bëhen “copë e çikë”, raportohet për të plagosur (Foto)

16/08/2024 17:10

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur qafa e Koshovicës ku dy automjete, njeri Mercedes-Benz dhe një Audi, janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë janë plagosur 2 persona që udhëtonin me makinën Audi, të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal të Fierit.

Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normale e mjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe një mjet zjarrfikës për pastrimin e rrugës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA