Zbulohen 62 raste të përndjekjes së vajzave online në Tiranë/ I përndiqte 34-vjeçari nga burgu i Francës

15/08/2024 13:40

Plot 62 raste të përndjekjes online janë zbardhur nga policia e Tiranës.

Pas denoncimeve të vazhdueshme, u zbulua se Fabjan Dodaj, 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë, përndiqte vajzat në rrjetet online.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,  “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Ai ndodhet në burg ndërkohë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez.

 “Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve.

Falë hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që rezultonte se pulsonin nga ky burg, në bashkëpunim me INTERPOL TIRANA dhe autoritetet ligjzbatuese franceze është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe janë siguruar prova të mjaftueshme hetimore që implikojnë këtë shtetas në këtë veprimtari kriminale”.”-deklaroi sot kreu i policisë Tonin Vocaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA