Sheshi para Bashkisë së Tiranës ishte për pak minuta “mollë e sherri”, pasi disa mbështetës të Partisë Demokratike e pretenduan “tokë të zënë” këtë hapësirë publike, në momentin kur aty u shfaqën  dy fituesit e medaljeve e të bronzta ne Olimpiadën e  Parisit  bashkë me stafin e Federatës së mundjes.  

Ndonëse protesta nuk kishte nisur ende, zemërimi i mbështetësve te opozitës  ndryshoi drejtim: nga kundër Bashkisë në kundër sportistëve.  Islam Dudaev dhe Chermen Valiev  janë fituesit e medaljes se bronzte ne Paris, por Sali Lusha i akuzoi te infiltruar  nga Erion Veliaj.

Nervat e protestuesve ikën  vetëm ne çastin kur ekipi i sportistëve u larguan.

Në fund  sporti fitoi ndaj politikës pasi mundësit ia  dolën të shkrepnin foton  pa ndihmën e muskujve, para banerit e vendosur në fasadën e Bashkisë  ku shfaqeshin medaljet e  fituara ne Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA