Pamje të rënda/ Çifti fiton shumën e majme në kazino, por nuk arrin t’i “gëzojë”! Ndiqen “këmba-këmbës” dhe sulmohen me armë

15/08/2024 18:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku është regjistruar një akt makabër ndaj një çifti në hyrjen e shtëpisë së tyre.

Kim Chambliss dhe i dashuri i saj Val Delacruz u vunë në shënjestër të dy personave të maskuar, menjëherë pasi fituan 3,300 dollarë në kazinonë “Hard Rock” në Tampa.

Pamjet e siguruara nga kamera që ndodhej në hyrjen e shtëpisë, kanë regjistruar momentin kur dy personat e maskuar plagosin Delacruz, ndërsa Chambliss arrin të futet brenda në banesë.

Dy autorët e dyshuar, të identifikuar më vonë si Marcus Jenkins, 34 vjeç dhe Tristin Wright, 36 vjeç, kishin parë çiftin të luanin kumar dhe lojëra elektronike për afërsisht dy orë përpara se të ktheheshin në shtëpi pak para orës 5 të mëngjesit.

Delacruz, i cili u rrëzua në hyrje të derës pasi u qëllua në të dyja këmbët, u pa duke iu lutur dy personave.

“Unë vrapova dhe rashë në derë dhe djali tjetër doli dhe më qëlloi përsëri për herë të tretë në këmbën time të majtë”, tha Delacruz ndërsa kujtoi tmerrin.

“Të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me paratë e çiftit si dhe një orë dhe një çantë”, tha policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA