Një gjykatë ruse ka dënuar një grua ruso-amerikane me 12 vjet burg për tradhti, pasi ajo bëri një donacion prej pak më shumë se 50 dollarë për një bazë në SHBA që mbështet Ukrainën.
Ksenia Karelina, 33 vjeçe, u deklarua fajtore për tradhti. Ajo u arrestua në qytetin rus të Yekaterinburg në fillim të këtij viti teksa vizitonte gjyshërit e saj.
Vendimi u shpall të enjten pas një gjyqi me dyer të mbyllura në gjykatën rajonale të Sverdlovsk që përfundoi javën e kaluar. Hetuesit thanë se Karelina kishte dërguar para për të blerë pajisje dhe municione për ushtrinë ukrainase, raportoi RIA Novosti.
Avokati i Karelinës, Mikhail Mushailov, u tha mediave ruse se do të apelonte vendimin.
Dënimi i saj vjen dy javë pasi Rusia dhe Perëndimi kryen shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga Lufta e Ftohtë, ku 24 persona, përfshirë ish-marinsin amerikan Paul Whelan dhe gazetarin e “Wall Street Journal” Evan Gershkovich, u liruan si pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që përfshin të paktën shtatë shtete.
Top Channel