Mbetën të bllokuar në liqenin e Shtrazës gjatë eksplorimit, shpëtohen turistët blegë

15/08/2024 16:34

Dy turistë belgë janë shpëtuar nga policia pasi mbetën të bllokuar në liqenin e Shtrazës, si pasojë e problemeve shëndetësore gjatë eksplorimit.

“Mëngjesin e sotëm, sapo janë njoftuar se 2 turistë belgë kërkonin ndihmë sepse kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë, SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze (për shkak se lokacioni ishte më i aksesueshëm nga Mali i Zi), kanë organizuar punën për të gjetur dhe ndihmuar turistët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas 4 orësh kërkime në një terren shumë të vështirë malor, ata janë gjetur dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA