Një person është arrestuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të aktorit Matthew Perry.
NBC News raportoi se një person u arrestua në Kaliforninë jugore, pasi departamenti i policisë së Los Anxhelosit gjatë hetimeve ka kërkuar rreth ilaçeve që aktori merrte me recetë.
Perry, i cili kishte diskutuar hapur çështjet e tij me varësinë ndaj lëndëve narkotike, u gjet i vdekur në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos në tetor 2023.
Një autopsi gjeti nivele të ketaminës në gjak, të ngjashme me nivelet e përdorura gjatë anestezisë së përgjithshme.
“Në nivelet e larta të ketaminës që gjenden në mostrat e tij të gjakut pas vdekjes, efektet kryesore vdekjeprurëse do të ishin si nga stimulimi i tepërt kardiovaskular ashtu edhe nga depresioni i frymëmarrjes”, thuhej në raportin e autopsisë.
Departamenti i policisë së Los Anxhelosit dhe Administrata e Zbatimit të Drogës thanë se po punonin për një hetim të përbashkët penal se si 54 vjeçari, mori ilaçet me recetë dhe pse kishte shumë ilaçe te tjera në përdorim.
Ekzaminuesi mjekësor tha se Perry po i nënshtrohej terapisë me infuzion me ketaminë për ankthin dhe depresionin në kohën e vdekjes, por tha se trajtimi i fundit i aktorit u bë një javë e gjysmë para vdekjes së tij.
Ata thanë tha se Perry kishte 19 muaj që nuk përdorte lëndë narkotike në kohën e vdekjes dhe se në shtëpinë e tij nuk u gjetën asnjë drogë të paligjshme.
Top Channel