Goditi infermierin në QSUT, në pranga një 23-vjeçar nga Tirana
15/08/2024 09:53
Një 23-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga pasi goditi një infermier në QSUT.
Bëhet fjalë për A. Zh., i cili ditën e djeshme ka goditur për shkak të detyrës infermierin A. N., por nuk dihen ende arsyet e këtij konflikti.
“A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë.
Top Channel