Burri përplas automjetin me klubin e striptizës pasi u dëbua, duke lënë një të vdekur në SHBA (fotot)

15/08/2024 16:41

Një burrë që ishte nxjerrë jashtë nga një klub striptize, është hakmarrë duke përplasur kamionçinën e tij me ndërtesën duke lënë një person të vdekur dhe disa të plagosur, njoftojnë raportimet.

I dyshuari 25-vjeçar që ishte përfshirë në një konflikt në barin Emperors Gentleman Club mbrëmjen e të martës, u arrestua nga policia e Tampa.

Majori Patrick Messmer, tha për rrjetin FOX 13 në lidhje me incidentin:

“Ai doli nga bari, dhe priti pak në makinën e tij, derisa të dilte jashtë personi me të cilin ishte konfliktuar”.

Më pas i dyshuari paidentifikuar publikisht kishte nisur makinën e tij drejt grupit të njerëzve të hyrja.

“Kur erdhën oficerët e policisë, gjetën kamionçinën e përplasur te zona e hyrjes”, tha zyrtari për rrjetin vendas ABC News.

“Dëshmitarët thanë se shoferi ishte përzënë nga bari dhe më pas kishte goditur me makinë grupin e njerëzve që po qëndronin te hyrja”.

Policia tha se i dyshuari ka vrarë një njeri dhe plagosur dy të tjerë, të gjithë ishin klientë të klubit të striptizës. Personi me të cilin i dyshuari ishte konfliktuar, nuk u plagos në incident.

Vetë autori mbeti plagosur dhe është në gjendje të stabilizuar në spitalin e Florida, thanë mediat.

“Dikush ka humbur jetën për një konflikt të momentit brenda një klubi dhe dikush tjetër përballet me burgim të përjetshëm për këtë. Ky është një incident i rëndë që duhet të bëjë të reflektojë”, tha majori Messmer, sipas rrjetit britanik Metro.

FOTO GALERI
2/3
Policia tha se i dyshuari ka vrarë një njeri dhe plagosur dy të tjerë, të gjithë ishin klientë të klubit të striptizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA