Një balerinë ruso-aerikane e akuzuar për tradhti pasi bëri një donacion $51.80 për një agjenci bamirësie ushtarake të Ukrainës, raportohet se është dënuar sot me 12 vjet burg.
Mediat thonë se 33 vjearja Ksenia Karelina, u dënua me burgim në një koloni penale pasi pranoi akuzën ë “tradhtisë së lartë”, sipas rrjetit britanik Daily Mail.
Karelina, e lindur në Rusi por me qytetari amerikane prej dhjetë vitesh pasi u martua me një amerikan në Los Angeles, u arrestua në fillim të vitit në Jekaterinburg ku ishte kthyer për të vizitua të afërmit.
Pas ndalimit në aeroport, zyrtarët kishin gjetur prova të një transferte bankare për një fondacion pro-Ukrainas në SHBA.
Mediat ruse thonë se Karelina ka pranuar akuzat e tradhtisë dhe u dënua nga gjykata e Sverdlovsk në Urale.
Zyrtarët rusë thonë se ajo ka transferuar fondet te organizata ukrainase që janë përdorur për furnizime për ushtrinë, si pajisje mjeksore por dhe municione e armatime.
Karelina besohet se është mes disa shtetasve amerikanë të ndaluar në Rusi, të cilët dyshohen se po përdoren si pengje politike.
Ajo raportohet se e kishte siguruar të dashurin se nuk kishte problem të kthehej në Rusi por pak pas mbërritjes u ndallua dhe hetua fillimisht për ‘huliganizëm’, e më pas për ‘tradhti’, me donacionin për Ukrainën.
Karelina, e cila punon si estetiste në Los Angeles përveç punës si balerinë, u gjykuat nga gjyqtari Andrey Mineev, në Sverdlovsk, me seancat e plota që prej 26 qershorit.
CNN raportonte se i dashuri i të akuzuarës, Chris Van Deerden, tha se i kishte dhuruar udhëtimin në Rusi për ditëlindje.
Ai e përshkruante atë si një “ruse krenare, që nuk i shikon lajmet”.
Top Channel