Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku është plagosur një pasagjere.

Automjeti që drejtonte 69-vjeçari S. P., është përplasur me autobusin që drejtonte shtetasi P. Th., 42 vjeç, banues në Pukë.

Pasagjerja e plagosur ndodhej në makinën që drejtonte 69-vjeçari, ndërsa shoferi është nën procedim penal nga policia.

“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 69 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me autobusin që drejtonte shtetasi P. Th., 42 vjeç, banues në Pukë. Si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi S. P.”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA