Video/ Parku spektakolar i akullit dhe borës në Kinë hap dyert edhe këtë vit
Një sherr banal mes disa turistëve të pa kënaqur dhe një taksisti ka vënë në alarm policinë greke.
Të habitur kalimtarët e paktë që kalonin në rrugën ” Leoforos Vasilisis Sofias” rreth mesnatës, panë turistët e egërsuar të dhunojnë taksistin duke refuzuar të paguajnë.
Madje tentuan disa herë t’i rrëmbejnë atij celularin dhe pajisjen e ‘gps’.
Mbas thirrjeve për ndihmë të taksistit ,kalimtarët njoftuan policinë e cila ndaloi pak me tej tre turistët agresorë të cilët u shoqëruan në drejtorinë e policisë së Atikës ku edhe ndaj tyre u ngritën akuza për dhunë dhe tentativë grabitje.
Taksisti i dhunuar u dërgua në spital ku po mbahet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja nxori në pah disa mangësi në sistemin publik të transportit grek dhe mënyrën e trajtimit të turistëve në Greqi.
Top Channel