Fillimisht u përdhunua dhe më pas u vra! Ngjarja përsëritet, India në alarm për mjeken 31-vjeçare: U gjet e zhveshur…

14/08/2024 08:09

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi, ku një mjeke 31-vjeçare është vrarë në mënyrë makabre pasi u përdhunua.

Mjekja praktikante u gjet në një nga sallat ku po qëndronte për t’u qetësuar, por ishte hera e fundit kur u pa e gjallë.

Të nesërmen në mëngjes, kolegët e saj zbuluan trupin e saj gjysmë të zhveshur në podium, me lëndime të mëdha.

Policia më vonë arrestoi një punëtor vullnetar të spitalit, për vrasje dhe përdhunim.

Mjekët e tërbuar dolën në grevë si në qytet ashtu edhe në të gjithë Indinë, duke kërkuar një ligj të rreptë federal për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Ngjarja tragjike ka hedhur sërish në qendër të vëmendjes dhunën ndaj punonjësve të shëndetësisë në vend.

Gratë përbëjnë gati 30% të mjekëve të Indisë dhe 80% të stafit infermieror. Ata janë gjithashtu më të prekshëm se kolegët e tyre burra.

Të dhënat zyrtare zbulojnë një rritje shqetësuese prej 4% të krimeve kundër grave në vitin 2022, me mbi 20% të këtyre incidenteve që përfshijnë përdhunim dhe sulm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA