Aksidenti tragjik i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar në Itali, prindërit e të riut bëjnë gjestin bujar, dhurojnë organet e të birit

13/08/2024 13:37

Lorenzo Çela është ndarë nga jeta pasditen e 12 gushtit në spitalin e Breshias në Itali, si pasojë e një aksidenti tragjik.

17-vjeçari ishte në makinë së bashku me të ëmën dhe të dashurën e tij, kur u përfshi në një aksident dy ditë më parë, teksa u transportua drejt spitalit në gjendje kritike, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Menjëherë, prindërit e Lornezos kanë dhuruar organet e të birit, i cili u quajt si një gjest tepër bujar nga ana e tyre.

Lajmin e ka bërë me dije klubi i futbollit ku Lorenzo bënte pjesë, Calcio Desenzano, duke e cilësuar ditën e djeshme si më të errtën në historinë e klubit dhe gjithashtu duke i shprehur ngushëllimet familjes së 17-vjeçarit.

“Sot Calcio Desenzano po përjeton ditën më të trishtë që nga krijimi i tij. I gjithë klubi, duke filluar nga presidenti Roberto Marai, mblidhet rreth familjes së Lorenzo Çelës, mesfushorit të talentuar të skuadrës sonë të moshave, i cili u nda nga jeta tragjikisht sot (dje) pas një aksidenti rrugor. Si gjest i fundit i bujarisë së madhe, prindërit ranë dakord të dhuronin organet e djalit. Lamtumirë Lorenzo, përgjithmonë bardhë dhe blu”, shkruhej në postimin e klubit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Calcio Desenzano (@calcio_desenzano)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA