
22/02 16:36
Alysha Newman ishte një nga protagonistet e kësaj Olimpiade, e cila fitoi medalje bronzi në kërcimin me shkop.
30-vjeçarja nuk shihej mes favoriteve e megjithatë ia doli të ngjitej në podium duke thyer me lartësinë 4.85 edhe rekordin e vendit të saj, Kanadasë.
Pas kësaj arritje të mrekullueshme, Newman festoi duke bërë twerk përpara tifozëve të saj, e cila u bë tepër virale në rrjet.
Atletja gjithashtu është e njohur dhe në Onlyfans (platformë për të rritur me përmbajtje të pacensuruar). “Dëshirat tuaja janë urdhër për mua”, shkruante Alysha Newman kur hapi llogarinë e saj OnlyFans.
“Me ato që publikoj fitoj para, më jep besim dhe ndihem rehat me të”, ka shpjeguar ajo në ‘Bild’ kur u pyet për këtë vendim.
Top Channel