Ditë e re, sqarime të reja! Biden: Presidencialet, Trump paralajmëron gjakderdhje

12/08/2024 14:15

Joe Biden i rikthehet shpjegimeve e tregoi së fundmi përsenë e heqjes dorë nga ri kandidimi për postin e presidentit të SHBA-ve.

Në intervistën e parë të dhënë që prej tërheqjes nga përpjekja për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, Biden sqaroi se druhej që beteja brenda partisë për kandidaturën e tij do të mund ishte një “shpërqendrim i vërtetë” për demokratët, ndërsa prioriteti absolut duhet të jetë mposhtja e Donald Trump në nëntor.

81-vjeçari insistoi po ashtu se nuk kishte “asnjë problem serioz” me shëndetin e tij, dhe rezultatin e dobët në debatin televiziv përballë rivalit republikan e justifikoi me një problem shëndetësor të atij momenti, duke hedhur poshtë shqetësimet për moshën dhe mprehtësinë mendore të tij. Sipas tij, nëse do të kishte zgjedhur ta vazhdonte garën, kjo mund të kishte sjellë tensione të brendshme.

“Disa kolegë të mi demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit menduan se do t’i lëndoja ata në këtë garë. Dhe unë isha i shqetësuar se nëse vazhdoja, atëherë kjo do të ishte temë kryesore diskutimesh, e ju do të më intervistonit e do të më pyesnit përse  Nancy Pelosi kështu, përse e bëri këtë – mendova se ky do të ishte një shpërqendrim i vërtetë”, theksoi ai. Demokrati la të kuptohet se nuk është shumë i bindur në një kalim paqësor të pushtetit në 2025.

“Nëse Trump fiton? Jo, nuk kam fare besim. Dua të them, nëse Trump humbet, nuk jam aspak i sigurt. Ne nuk e marrim seriozisht, por ai i mendon vërtet ato që thotë. Dhe shiko cfarë thonë, ‘nëse humbasim, do të ketë gjakderdhje, do të duhet të jenë zgjedhje të vjedhura’. Shikoni se çfarë po përpiqen të bëjnë tani në njësitë e zgjedhjeve lokale ku numërohen votat, përpiqen të vendosin njerëzit e tyre. Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton”.- u shpreh Biden.

Biden kujtoi sesi kishte dashur të ishte një  urë lidhëse për gjeneratën e ardhshme kur ai kandidoi për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, e u zotua të bëjë fushatë për Kamala Harris, duke treguar se do të bëjë cështë e mundur për të ndihmuar zëvendëspresidentin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA