Velipoja plot me pushues! Plazhin e dominon Kosova, emigrantët e kthyer, por edhe të huajt
11/08/2024 13:24
Fillimi në plazhin e Velipojës ishte jashtë pritshmërive por pas 15 korrikut, fluksi i pushuesve ka arritur maksimumin.
Të parët janë vizitorët nga Kosova, pastaj emigrantët dhe të huajt. Operatorët turistik thonë se Velipoja ka ruajtur të njëjtin standard me çmimet prandaj nuk ka pasur krizë.
“Ka pasur përmirësim të ndjeshëm, ka pasur një dyndje të shqiptarëve të diasporës dhe të Kosovës që kanë mbushur hotelet. Çmimi mesatar i një shezlongu është 500 lekë”-shprehet Leke Marku, operator turistik.
Për vizitoret qetësia dhe natyra që të ofron Velipoja është idealja për pushime.
Gjatë muajit Gusht, Velipoja pret deri në 150 mijë pushues në ditë.
Top Channel