Foto Ilustruese

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55, në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, ku dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., ka aksidentuar shtetasin R. Sh., 66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66 vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Një aksident ndodhi më herët në aksin Fier-Seman, në fshatin Topojë, ku një automjet tip Mercedes-Benz ka përplasur për vdekje një banor të zonës, rreth 60 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA