Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën
Italia arriti një tjetër sukses në Lojërat Olimpike të Parisit, duke fituar medaljen e artë në volejbollin e femrave, pas fitores 3-0 me sete kundër SHBA-së.
Por suksesin më të madh për këtë arritje e meriton padyshim trajneri i “Azzurreve”, Julio Velasco, i cili mbart me vete një histori sa të dhimbshme, aq edhe të mrekullueshme.
Pak para Olimpiadës, vëllai i madh i Julios vdiq. Quhej Raul, ishte 78 vjeç dhe Julio ishte shumë i afërt me të. Së bashku me vëllain tjetër, Luisin, i cili gjithashtu është zhdukur, ata kishin kaluar tmerret e diktaturës ushtarake të Argjentinës në vitet ‘70.
Njerëzit e gjeneralit Videla dhe admiral Massera urdhëruan sekuestrimin e kundërshtarëve të regjimit të tyre, i torturuan dhe më pas i hipnin në avionë për t’i hedhur në oqean, që u quajtën fluturimet e vdekjes.
Velasco vjen prej andej, nga një nga tragjeditë më të mëdha të shekullit të njëzetë. Luis, vëllai i Julios dhe Raul Velaskos, u rrëmbye nga policia e regjimit dhe e hodhën në det.
Gjithsesi kjo gjë nuk e pengoi aspak Julion që të ndiqte ëndrrën e tij, duke ngritur Italinë disa herë në majën e volejbollit botëror.
Një trajner psikolog. Velasco ka punuar gjithmonë në kokat e lojtarëve të tij. Në autobiografinë e saj “Senza rete”, Maurizia Cacciatori shkruan për Velascon, trajner i ekipit italian të femrave midis viteve 1997 dhe 1998: “Ai na tregon imazhet e një ndeshje të humbur kundër skuadrës së fortë kubaneze, që na nxit të vëzhgojmë kundërshtarët tanë e perceptoi skuadrën italiane të femrave në turnetë e mëdha”.
Top Channel