Ka marrë fund arratia për Denis Meçen, 29-vjeçari i cili dhunoi për vdekje një person ditën e djeshme në një local në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta 29-vjeçari dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me 42-vjeçarin Egli Proga, ku ky i fundit gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, e më pas rezultoi se ishte vrasje.

Në pranga për moskallëzim krimi ranë V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA